Gucati e fton Kurtin në protestë: Nëse VV-ja na përkrahë me zemër, i ka hije të jetë në shesh

Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i ka bërë thirrje kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit, të marrë pjesë të premten në protestën që do të mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai ka thënë nëse deklarimi i LVV-së që mbështet protestën është i vërtetët, Kurti duhet të jetë nesër në Tiranë.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje na përkrahë me shpirt e zemër, atëherë nesër i ka hije Kurtit me ardhë në sheshin ‘Skënderbeu’ të bashkëngjitet me gjithë shqiptarët. Jo të shkruaj në rrjete sociale. Reagimi i tij është i vakët. Nëse Kurti e mbështet UÇK-në, nesër të vjen në protestë dhe është i mirëseardhur”, ka thënë Gucati në Tëvë1.

Të premten nga ora 17:00 do të mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.