Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL/UÇK), ka mbajtur sot, konferencë për media, nga ku edhe u paralajmërua protesta e radhës më 16 nëntor, në ora 13:00, në Strasburg, para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
Mes tjerash Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u pyet edhe për dëshminë që pritet të jap në Hagë, Gjenerali Wesley Clark, më 19 nëntor.
Ai u shpreh se dëshmia e Clark, do të jetë një bombë e madhe dhe një sukses, teksa theksoi se po presin të shohin se çfarë do të ndodh.
Dëshmia e Clark do të jetë një bombë e madhe, do të jetë një sukses i madh që kanë arrit ta bindin edhe e kanë leju se në Amerikë, duhet me marrë leje për me dëshmu Clarku edhe të tjerët që kanë dëshmu…, kështu që ne menxi spo e e presim Clarkun me 19 nëntor, të shohim në Gjykatën Speciale dëshminë e tij”, ka deklaruar Gucati. /Lajmi.net/










