Guardiola zbulon gabimin e madh që ka bërë me merkaton te City

Pep Guardiola ka zbuluar një nga gabimet më të mëdha që ka bërë te Manchester City.

Në një intervistë të fundit, ai ka thënë se gabimi i tij quhet Jesus Navas. “Më vjen keq që e largova aq shpejt. Ai duhej të kishte qëndruar më gjatë te City. Ju dhashë një emër që mbase nuk e prisnit, por kam gabuar”.

Sulmuesi spanjoll u transferua tek anglezët në 2013 dhe u largua pas katër vitesh, për të kaluar te Sevilla. Sipas Pep, ishte gabim.

I pyetur se cili ka qenë lojtari i tij më i rëndësishëm te City ndër vite, Guardiola ka befasuar sërish. “Mendoj se është Gundogan. Ka pasur një impakt të madh në lojën tonë”.

The post Guardiola zbulon gabimin e madh që ka bërë me merkaton te City appeared first on Telesport.