Manchester City përgatitet për ndeshjen ndaj Real Madrid në mesjavë në Champions League. Në prag të kësaj sfide, trajneri Pep Guardiola ka folur për sulmuesin e ri Rayan Cherki, vetëm 22 vjeç.
Në ndeshjen e fundit në kampionat, ai realizoi 2 asist për “citizens”, ndaj Guardiola e ka vlerësuar performancën e tij: “Rayan është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kaq i ri. Ai ka një personalitet të madh, duke u përmirësuar gjatë gjithë kohës”.
“Rayan na jep pasime shtesë dhe nuk ka frikë. Ai ka diçka të veçantë kur afrohet në zonën kundërshtare. Ajo që admiroj më shumë nuk janë aftësitë, më pëlqen thjeshtësia”, shtoi Guardiola.
Në fund, trajneri spanjoll komentoi: “Ajo që mësova nga Lionel Messi është që të mos bëjë kurrë gabime me gjërat e thjeshta. Kurrë. Gjërat e thjeshta ai i bën në mënyrë të përsosur”.
The post Guardiola vlerëson sulmuesin: I ri dhe ka një personalitet të madh, një lojtar i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.










