Guardiola thotë se Haaland është në të njëjtin nivel me Ronaldon dhe Messin, norvegjezi e kundërshton

Pep Guardiola ka qenë i shoqëruar nga Erling Haaland në konferencën për shtyp para sfidës ndaj Dortmund, e vlefshme për javën e katërt në Champions League.

Guardiola u shpreh se të luash me një lojtar si Haaland është njësoj si të luash me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldon, për shkak të ndikimit të madh të norvegjezit në fushën e lojës.

“Të luash me Haaland është si të luash me Messin ose Cristianon; ndikimi i tij është i madh. Është e qartë se kemi nevojë për lojtarë të tjerë për të shënuar, por ai e çon ekipin në një nivel tjetër”, tha Guardiola.

Në këtë moment ndërhyn Erling Haaland dhe nuk është dakord me trajnerin e tij, duke theksuar se Messi dhe Ronaldo janë nivel tjetër.

“Askush nuk mund t’u afrohet atyre dyve. Unë jam thjesht një sulmues norvegjez dhe nuk mendoj se jam i veçantë vetëm sepse shënoj shumë gola”, tha Haaland.

The post Guardiola thotë se Haaland është në të njëjtin nivel me Ronaldon dhe Messin, norvegjezi e kundërshton appeared first on Telesport.