Pep Guardiola tha se mposhtja e ekipit ndoshta më të mirë në Evropë e bëri fitoren e Manchester City në finalen e Carabao Cup edhe më të veçantë.
Dygolëshi i Nico O’Reilly i siguroi City një fitore 2-0 ndaj Arsenal në Ëembley dhe Kupën e tyre të nëntë të Ligës dhe të pestin nën drejtimin e Guardiolës.
“Për ne, ky trofe do të thotë shumë. Është gjithmonë e vështirë të fitosh trofe,” tha Guardiola për Sky Sports.
“Së bashku me Bayern Munich dhe ndoshta Barcelonën, ata janë ndoshta ekipi më i mirë në Evropë. Ata na mbytën për 15 minutat e para, por pas kësaj filluam të fitonim disa topa të dytë”, shtoi spanjolli.
“Antoine ishte vërtet i mirë në pjesën e parë, në pjesën e dytë Jeremy. Më pas dhe gjetëm Rodri dhe Bernardo në pozicionet që na nevojiteshin”, tha Guardiola.
“Ne arritëm një fitore të jashtëzakonshme. Carabao Cup nuk është Premier League ose Liga e Kampionëve, por një fitore kundër asaj skuadre e bën atë një titull të veçantë“, deklaroi Pep Guardiola.
The post Guardiola: Të fitosh një trofe duke mundur në finale një ekip si Arsenal e bën fitoren më të veçantë appeared first on Telesport.









