Pep Guardiola ka lëshuar një thirrje për garën e titullit, duke thënë se sezoni i vërtetë fillon tani. Manchester City do të përpiqet të ndjekë liderët e Premier League, Arsenal, në një periudhë të ngjeshur me ndeshje.
Trajneri i City e njohu këtë fundjavë si të rëndësishme në garën për titull, me ekipin e tij që viziton Newcastle. “Ka dy pjesë të sezonit: kur mbaron afati i transferimeve në verë, dhe më pas kur mbaron pushimi ndërkombëtar i nëntorit“, u shpreh Guardiola.
“Dhe tani pushimi ndërkombëtar ka mbaruar, tani deri në mars takohemi me njëri-tjetrin çdo tre ose katër ditë me ndeshje. Tani fillon sezoni i vërtetë, i vërtetë. Gjëja e rëndësishme është të jesh në krye ose afër tij”, tha Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Dhe pas kësaj, të arrijmë në fund të sezonit me mundësinë për të luftuar për të. Ky është objektivi, ndaj fitorja nesër do të jetë një hap i rëndësishëm për ne.”
Guardiola tha se kjo fundjavë është e rëndësishme pasi parashikon që Arsenal nuk do të humbasë shumë pikë këtë sezon. Ndaj, fitorja kundër Newcastle është çelësi për të qëndruar afër kreut. “E vërteta është se një ekip aq i fortë sa Arsenal, janë të patëmetë,” tha Guardiola.
“Është e njëjta ndjenjë që pata kur luftuam kundër Liverpool në të kaluarën. Ndjesia që pata është se ata nuk do të humbasin shumë pikë. Nëse ata shkëputen shumë pikë do të jetë e vështirë t’i kapim, siç bëri Liverpool sezonin e kaluar”, shtoi trajneri i “citizens”.
“Ata që janë prapa duhet të ushtrojnë presion të jashtëzakonshëm. Kur distanca është kaq e madhe, është kaq e vështirë. Në të njëjtën kohë, jemi në nëntor dhe asgjë nuk është e përcaktuar. Në shkurt ose mars, kini kujdes, por tani është fillimi i sezonit”, përfundoi Guardiola.
The post Guardiola: Tani nis sezoni i vërtetë, nuk duhet të lëmë pikë rrugës, duke nga nesër me Newcastle appeared first on Telesport.











