Guardiola: Premier League është rikthyer si dikur, kushdo mund të mposhtë këdo

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se këtë vit konkurrenca në Premier League është më e madhe se sezonet e fundit. Spanjolli mendon se do të jetë një garë e fortë për titullin deri në fund.

Sipas tij, rezultatet e javëve të fundit të të gjitha skuadrave e bëjnë konkurruese këtë turne. “Kur isha në Mynih ose Barcelonë, kishte një thashethem se Premier League ishte më e vështira sepse kushdo mund të mposhtë këdo”, tha Guardiola.

Gjithmonë e kishte këtë ndjesi. Ndoshta Liverpool dhe ne në të kaluarën e ndryshuam atë dinamikë në aspektin e çdo sezoni që pikët vinin mbi 90, afër 100 pikëve. Këtë vit Premier League është rikthyer në atë që ka qenë gjithmonë, ku ekipet mund të mposhtin këdo”, tha Guardiola.

Në fund, trajneri io “qytetarëve” komentoi: “Është më mire kështu. Në një moment, mund të ndodhë që të mos ketë një ekip dominues. Për spektatorët dhe Premier League, është vërtet mirë”.

The post Guardiola: Premier League është rikthyer si dikur, kushdo mund të mposhtë këdo appeared first on Telesport.