Trajneri Pep Guardiola shpreson të shfrytëzojë pasionin dhe entuziazmin e Antoine Semenyo, i sapoardhur nga Bournemouth në merkaton e janarit. Sulmuesi synon që këtë sezon të fitojë trofe me Manchester City.
Semenyo u konfirmua zyrtarisht si lojtar i City të premten, pasi klubi ra dakord për një transferim me vlerë 65 milionë euro. Ganezi synon të jetë vendimtar me “citizens”, që ende konkurron në të gjitha frontet.
26-vjeçari shpejt nënvizoi entuziazmin e tij ndërsa foli për shokët e tij të rinj të ekipit, mundësinë për të luajtur futboll evropian dhe perspektivat e fitimit të trofeve.
“Si fëmijë gjithmonë ëndërron të luash në Champions League. Do të jetë një ëndërr e imja të dëgjoj muzikën kur të dal në fushë. Jam shumë i emocionuar. Mezi pres sfidën”, tha Semenyo, deklaratë që ka rënë në veshin e Guardiola.
“Është një entuziazëm i ligjshëm i tij. Do të duhet ta shfrytëzojmë këtë entuziazëm në të ardhmen për të arritur objektivat tona të përbashkëta. Ardhja e tij do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën”, tha Guardiola.
The post Guardiola përdor Semenyo si katalizator për të fituar trofe: Entuziazmi i tij do të na ndihmojë appeared first on Telesport.










