Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka falënderuar Liverpoolin, pasi skuadra e tij u shpall kampione në Premier Ligë për herë të dytë rresht.
Manchester City arriti të shpallej kampion me 98 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli, ndërsa Guardiola ka thënë se pikërisht kjo skuadër ndihmoi Cityn që të rrisë standardin në Premier Ligë.
“Duhet të urojmë Liverpoolin, sigurisht, dhe të falënderojmë sepse na kanë ndihmuar të shtyjmë përpara e të rrisim standardin tonë nga sezoni i shkuar. Një sezon i jashtëzakonshëm për ne”, ka thënë ai pasi mori titullin e radhës kampion.