Pas humbjes 3-0 në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League, trajneri Pep Guardiola, deklaroi: “Loja jonë nuk ishte aq e keqe sa për të humbur 3-0. Real Madridi? Kur fiton 3-0…” Ai shtoi se shanset për përmbysje janë të vogla: “Do të provojmë, por e dimë që mundësitë janë të pakta. Është e vështirë, por me tifozët tanë do të përpiqemi të bëjmë më mirë”.
Guardiola analizoi ndeshjen: “Rezultati është i qartë, por kanë mbetur edhe 90 minuta. Ata patën tri raste në pjesën e parë dhe shënuan tre gola. Arritëm shpesh deri te vija e mbrojtjes së tyre, edhe në pjesën e dytë, por na mungoi pasimi final”. Për penalltinë e humbur tha: “Me tre gola është e vështirë përmbysja, imagjinoni me katër. Megjithatë, me tifozët tanë do të shohim nëse mund të surprizojmë”.
Ai vlerësoi edhe Federico Valverde: “Është një lojtar fantastik, luan në disa role dhe shënon gola të mëdhenj”. Në fund shtoi: “Real Madridi e meritoi. Ka lojtarë shumë të talentuar si Arda Güler, Vinícius Júnior, Valverde dhe Aurélien Tchouaméni. Ata na i bllokuan shumë kundërsulmet. Mendoj se në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë”.
Guardiola pranoi se u befasua nga qasja e Álvaro Arbeloa: “Po, luajti me pesë në mbrojtje dhe pa një sulmues fiks. Kundërsulmet e tyre ishin shumë të rrezikshme”.
The post Guardiola pas disfatës 3-0: Loja jonë nuk ishte aq e keqe sa për të humbur kështu appeared first on Telesport.










