Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli në konferencë për shtyp, duke i përgatitur tifozët për largime të reja: “Ne kemi ende disa lojtarë që do të largohen, por besoj se e njëjta gjë vlen për shumë klube. Është e vështirë, sepse unë i dua këta djem, atyre iu pëlqen të jenë këtu, ndaj situata nuk është e lehtë, por ata janë të vetëdijshëm për këtë.
Kemi shumë lojtarë, ndeshjen e parë të kampionatit dy do të mbeten jashtë listës. Do të bëhen katër ose pesë jashtë listës, kur të kthehen të dëmtuarit. Nuk është situatë ideale. Ka shumë ndeshje, çdo sezon gjithnjë e më shumë, duhet të kesh një skuadër që mund të konkurrojë në çdo ndeshje.
Nuk e di saktësisht sa do të largohen, ende kemi tri javë kohë. Kjo ndodh në shumë ekipe, që duhet të shesin lojtarë. Çdo trajner dëshiron të punojë me numrin e duhur të lojtarëve, nuk do që të lërë askënd jashtë”.
Për sezonin e ri: “Jemi gati. Zhvilluam një parasezon të shkurtër, por shumë të mirë. Jemi gati të shijojmë momentet e bukura dhe të largohemi sa më shpejt nga ato negative”.
Për mundësinë e përmirësimit, krahasuar me sezonin e kaluar: “Nuk mund ta garantoj, por shenjat thonë se po, do të jemi më të mirë. Më keq se sezonin e kaluar nuk mund të bëjmë. Kurrë nuk i dihet, por mendoj se do të jemi më të mirë.
T’i mbajmë të gjithë lojtarët në formë është shumë e rëndësishme. Ka pasur disa arsye për sezonin e kaluar negativ, por besoj se dëmtimet kanë qenë problemi më i madh”.
The post Guardiola paralajmëron: Do të ketë edhe largime të tjera, nuk e di saktësisht sa appeared first on Telesport.