Guardiola: Nuk jam i kënaqur me skuadrën, ndeshje e mërzitshme dhe një fitore rutinë

Trajneri Pep Guardiola e quajti “rutinë” fitoren 2-0 të Manchester City ndaj Salford, në ndeshjen e FA Cup fundjavën e kaluar. Një ndeshje që sipas trajnerit spanjoll ishte “e mërzitshme”.

I pyetur nëse ishte i kënaqur me performancën, Guardiola tha: “Jo. Ne nuk i lexuam hapësirat ku ishin. Me hapësirat në sulm varet se si e mbrojnë dhe ne nuk e lexuam”.

Kjo është arsyeja pse loja ishte e mërzitshme. I vetmi lajm i mirë është se kaluam tutje. Kaq”, shtoi më tej spanjolli, që bëri 9 ndryshime në formacion dhe shfrytëzoi rastin për të bërë rotacion në skuadrën e tij.

Ai nuk donte ta përdorte lodhjen si justifikim për një performancë të dobët. “Do të ishte mirë për mua të thoja se jemi të rraskapitur, jemi të lodhur. Kanë qenë dy ose tre javë të vështira për shumë arsye”, tha Guardiola.

Por është puna jonë. Kalendari thotë të luajmë çdo 3-4 ditë”, tha Guardiola, që vlerësoi rikthimin e John Stones dy muaj pasi u rikuperua nga një dëmtim në kofshë: “Ai është rikthyer por ende ka nevojë për kohë. Është e rëndësishme që ai luajti 65 minuta.”

The post Guardiola: Nuk jam i kënaqur me skuadrën, ndeshje e mërzitshme dhe një fitore rutinë appeared first on Telesport.