Guardiola: Na mungojnë qëndrueshmëria dhe golat e Haaland, duhet të jemi më kreativë në sulm

Barazimi 1-1 ndaj West Ham ka qenë disi zhgënjyes për Manchester City, por trajneri Pep Guardiola përpiqet të mbajë të karikuar skuadrën e tij. Tashmë “citizens” janë 9 pikë pas Arsenal. “Kemi një ndeshje më pak dhe presim Arsenal në shtëpi. Nuk po them se do të jetë e lehtë t’i mposhtim”, tha spanjolli.

Qëndrueshmërinë që kishim në të kaluarën, këtë herë nuk e arritëm ndaj Ëest Ham. Në dekadën e fundit gjithmonë ishim të qëndrueshëm. Gjetëm një mënyrë për të fituar ndeshjet. Këtë sezon, luajmë shumë më mirë, por nuk kemi shkëndijën për të fituar ndeshjen dhe për të marrë besimin për ndeshjen tjetër. Nuk ishim në gjendje ta bënim”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri i City komentoi: “Ai që na duhet është kreativiteti dhe po vuajmë këtë sezon. E vështirësojmë punën tonë. Duhej të ishim më të mirë në pjesën e fundit të lojës dhe kjo gjë na ka ndodhurnë shumë ndeshje këtë sezon. Që nga fillimi rritemi shumë, por nuk është puna e përfunduar.”

“Mungesa e golave, sigurisht që na mungon. Gjithmonë besoj se janë lidhjet dhe shumë gjëra krijojnë ndërveprimet e mira. Na duhet Erling, na duhen golat e tij. Duhet të krijojmë më shumë, duhet të krijojmë atë kërcënim që ndonjëherë nuk e kemi. Jam i sigurt se Erling do të kthehet ai që njohim të gjithë”, tha Guardiola.

The post Guardiola: Na mungojnë qëndrueshmëria dhe golat e Haaland, duhet të jemi më kreativë në sulm appeared first on Telesport.