Guardiola: Me Rodri jemi më mirë në fushë, por duhet të jemi të kujdesshëm me menaxhimin e tij

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të ndeshjes që “qytetarët” do të luajnë të mërkurën ndaj Brighton, u shpreh se do të duhet ta menaxhojë me kujdes gjendjen fizike të Rodri.

Mesfushori po rikthehet gradualisht në aksion nga problemet e tij afatgjata, fillimisht me gjurin dhe më pas me problemet në pjesën e pasme të kofshës. Rodri bëri përshtypje gjatë paraqitjes së tij 45-minutëshe si zëvendësues në Sunderland dhe më pas luajti 90 minuta ndaj Chelsea.

I pyetur për rikthimin e shpejtë të lojtarëve të tij, Guardiola tha: “Do të shohim se si do të rikuperohen njerëzit tani. Në këtë periudhë, të kesh dy ndeshje jashtë fushe është shumë e vështirë. Sa më e vështirë të jetë, aq më të fortë do të jemi!”.

“Do të shohim, nuk ka shumë kohë. Rodri është kthyer, po ashtu Jeremy Doku. Ata të dy vijnë nga lëndime të gjata, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm, të flasim me mjekët, fizioterapistët. Por na mungon Savinho”, tha Guardiola.

Më tej, duke foli për Rodri, ai shtoi: “Gjithmonë me Rodri në fushë jemi më të mirë. Nico Gonzalez ka qenë i jashtëzakonshëm, por Rodri është Rodri, të gjithë e dinë këtë. Por duhet të jemi të kujdesshëm.

The post Guardiola: Me Rodri jemi më mirë në fushë, por duhet të jemi të kujdesshëm me menaxhimin e tij appeared first on Telesport.