Pep Guardiola pret që Omar Marmoush të ketë një rol kyç skuadra e Manchester City në të ardhmen. City ka edhe 3 ndeshje të mbetura këtë sezon, përfshirë finalen e FA Cup dhe ata shpresojnë se mund të fitojnë ende dy trofe të tjerë pas atij të Carabao Cup.
Sulmuesi egjiptian Marmoush është dashur të presë për mundësitë e tij këtë sezon dhe ka luajtur pak ndeshje si titullar në Premier League, por ai tregoi cilësinë e tij me një gol në fitoren 3-0 ndaj Crystal Palace.
Së bashku me lojtarë të tjerë të tjerë të dorës së dytë, Guardiola shpreson se do të jetë gati kur të thirret. Trajneri i City tha: “Kemi folur shumë herë. E di që nuk është e lehtë për ta, por jam mjaft i sigurt se në ndeshjet e ardhshme do të luajnë. Sidomos Omar”.
“Nuk është e lehtë sepse normalisht do vetëm një sulmues. Ai është një sulmues i vërtetë, por Haaland është aty. Erling është shumë i rëndësishëm për ne, por kontributi i Omar, numri i golave për minutat e luajtura, është shumë i lartë”, shtoi Guardiola.
The post Guardiola: Luan pak dhe shënon shumë, ai do të ketë një rol të madh te Manchester City appeared first on Telesport.









