Manchester City do të presë sot në “Atihad” Borussia Dortmund, takim i vlefshëm për raundin e katërt të Champions League. Trajneri Pep Guardiola ka lënë gjatë skuadrën pushim pas fitores së fundit ndaj Bournemouth në Premier League dhe ka kryer vetëm dy seanca stërvitore.
“Jemi stërvitur pak dhe në mëngjes, por nuk është një gjë e pazakontë. E kam bërë disa herë dhe ndonjëherë e preferoj. Ishte një ndeshje aq e vështirë kundër Bournemouth saqë preferova që ata të qëndronin më gjatë në shtëpi dhe stërviteshin më pak”, tha Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Jemi mësuar me këtë. Thjesht kështu është. Askush nuk do ta ndryshojë orarin. Në Gjermani, në Francë, të gjitha ekipet e Ligës së Kampionëve përpiqen të luajnë të premteve për të pushuar më shumë. Nuk më pëlqen, por është ajo që është.”
Duke folur për Haaland, ai tha: “Është e vështirë të gjesh një lojtar të vërtetë të klasit botëror që të jetë tepër modest. E di që ai do të shënojë gola dhe do të ketë ndikim në ekip, por kisha ndjesinë se ai gjithmonë kishte një sy në atë që është më e mira për ekipin. Kjo është ende mënyra më e mirë për të na ndihmuar”.
The post Guardiola lë ekipin pushim të rikuperojë para Champions: Nuk kam forcën të ndryshoj kalendarin appeared first on Telesport.












