Guardiola largohet? Zbulohet arsyeja pse në Mynih u nxituan me rinovimin e Kompany

Bayern këtë javë njoftoi zyrtarisht rinovimin e kontratës së trajnerit Vincent Kompany.

Belgu ka bërë një punë të shkëlqyer në Mynih dhe është shpërblyer jo vetëm me rinovim kontrate, por edhe me rritje page.

Mediat gjermane kanë zbuluar arsyen pse klubi bavarez u nxitua për firmën e re me trajnerin. Ka të bëjë me Pep Guardiolën, njeriun i cili sugjeroi belgun për të marrë drejtimin e rekordmenëve të Bundesligës.

Duket se Pep në verë do të largohet nga Manchester City dhe Bayern i druhej një oferte të klubit anglez për Kompany. Oferta, me siguri, do të ishte shumë e lartë, kështu që Bayern reagoi shpejt për të “ruajtur” trajnerin e tij.

U krye! Kompany pranoi dhe gjërat (deri tani) duken shkëlqyeshëm. Bayern ka 12 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet dhe konsiderohet një nga tri skuadrat favorite për të fituar Champions League.

The post Guardiola largohet? Zbulohet arsyeja pse në Mynih u nxituan me rinovimin e Kompany appeared first on Telesport.