Objektivi i madh i Manchester City për merkaton e verës së ardhshme është Joao Neves, mesfushori portugez i cili po shkëlqen te PSG.
21-vjeçari është kthyer në një lojtar protagonist te parizienët dhe padyshim një pikë referimi e mesfushës së tyre. “Leximi” i lojës së kundërshtarit, pasimet vertikale, aftësia për të rikuperuar topin dhe mbi të gjithë aftësitë sulmuese, e bëjnë Joao Neves një lojtar ideal për këdo ekip.
Pep Guardiola e pëlqen shumë portugezin, ndaj drejtuesit e Man. City do bëjnë ç’të jetë e mundur për transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. City është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për yllin portugez, PSG vështirë se mund të pranojë largimin e tij. Megjithatë, e rëndësishme do jetë edhe dëshira e vetë lojtarit, nëse do të dojë të vazhdojë ende me kampionët në fuqi të Europës, apo të provojë një aventurë të re…
The post Guardiola kërkon t’i prishë punë mikut të tij Luis Enrique, 120 milionë euro për yllin e PSG-së appeared first on Telesport.



 
															






