Guardiola kërcënon lojtarët: Kush shton peshë gjatë Krishtlindjeve do të përjashtohet!

Pep Guardiola i ka peshuar lojtarët e tij para pushimit për Krishtlindje dhe i ka paralajmëruar të mos e teprojnë me ushqimin gjatë këtyre ditëve.

Trajneri i Manchester City e ka bërë të qartë se çdo lojtar, kur të kthehet nga një pushim i shkurtër festiv, do të peshohet sërish për të parë formën e tyre. Të padisiplinuarit nuk do të luajnë në ndeshjen e ardhshme kundër Nottingham Forest.

Guardiola, madje, u refuzoi lojtarëve të tij një ditë pushim pas fitores së rehatshme të së shtunës në Premier League ndaj West Ham. “Lojtarët më kërkuan të merrja një ditë pushim. Unë thashë, ‘Jo sepse nuk luajte mjaftueshëm mirë’”, tha trajneri spanjoll.

Ata kanë vetëm dy ditë për t’u përgatitur për Nottingham Forest. Çdo lojtar ka një peshë. Ata kthehen më 25 dhe unë do të jem atje duke kontrolluar se sa kilogramë kanë shtuar dhe për të parë nëse janë shëndoshur”, tha Pep Guardiola.

Në momentin që do të mbërrijnë pas tre ditësh pushim, dua të shoh se si kthehen. Ata mund të hanë, por unë dua t’i kontrolloj. Duhet të bëj një përzgjedhje për ndeshjen e 27 dhjetorit kundër Nottingham Forest”, shtoi spanjolli.

Imagjinoni një lojtar, i cili tani ai është perfekt, por do të vijë me tre kilogramë më shumë. Ai do të qëndrojë në Manchester. Ai nuk do të udhëtojë për në Nottingham Forest”, tha qartazi trajneri i Manchester City.

The post Guardiola kërcënon lojtarët: Kush shton peshë gjatë Krishtlindjeve do të përjashtohet! appeared first on Telesport.