Guardiola: Kemi një ndjesi të mirë, por duhet të jemi konstantë deri në fund të sezonit

Manchester City e ngushtoi në dy pikë diferencën me Arsenal pas ndeshjeve të fundit në Premier League, duke rihapur garën për titull. Një skenar ky i ngjashëm me atë të disa sezoneve më parë, kur “citizens” arrinin të përmbysnin “topcinjtë” në kampionat.

Në dy sezonet radhazi, 2023 dhe 2024, trajneri Mikel Arteta e pa Manchester City të ndiqte ekipin e tij për të fituar titullin, duke ia dalë mbanë ta mposhte në printin final. Dhe ky sezon po duket se do të rikthejë një tjetër luftë midis tyre.

Kishim ndjesinë se Arsenal do të humbasë disa pikë dhe nëse do të jesh atje dhe të luftosh për titull duhet të fitosh ndeshje. Dhe, kjo vjen nga mënyra se si performon, jo vetëm në një ditë me fat ose një veprim me fat“, tha Pep Guardiola.

E kam thënë se do të jemi aty në garë për titull deri në fund. Jo vetëm ne dhe Arsenal, por edhe ekipet e tjera, pasi ky sezon duket më i fortë. Nuk e di nëse do të ndodhë e njëjta gjë si dy sezone më parë, por ne do të luftojmë”, tha trajneri spanjoll.

The post Guardiola: Kemi një ndjesi të mirë, por duhet të jemi konstantë deri në fund të sezonit appeared first on Telesport.