Guardiola: Jemi shumë më mirë se vjet, por City mund të përmirësohet ende

Manchester City u mund në përballjen e fundit në kampionat, duke humbur disi terren ndaj rivalëve. Pavarësisht kësaj, trajneri Pep Guardiola duket disi i kënaqur, duke e krahasuar me skuadrën e vitit të kaluar.

Dallimi me sezonin e kaluar është se kishim lojtarë të lënduar në infermieri. Luanim vetëm me 15 ose 16 lojtarë dhe ata po lodheshin pas 70 minutash, ndërkohë që duhej të luanin thuajse çdo tri ditë”, deklaroi Guardiola.

Humbja ndaj Aston Villa tregoi se gjithmonë ka gjëra më të mira që mund të bëjmë. Ndoshta duhet të jemi të ashpër me veten nëse duam të fitojmë në turnetë ku luajmë. Ky ekip mund të përmirësohet ende”, shtoi spanjolli.

The post Guardiola: Jemi shumë më mirë se vjet, por City mund të përmirësohet ende appeared first on Telesport.