“Guardiola?”, ish-ylli i City-t: Do të befasohesha nëse fiton një titull tjetër

Ish-mesfushori i Manchester City-t, Dietmar Hamann, ka deklaruar se Pep Guardiola nuk do të fitojë një titull tjetër.

Pas humbjes së Cityt në Champions League ndaj Real Madrid në shkurt, ai tha se “taktikat e tij nuk funksionojnë si më parë”, një shenjë treguese se spanjolli mund të largohet nga skuadra në vitet e ardhshme.

Pas humbjeve në kampionat ndaj Brighton dhe Tottenham, City nuk duket si favorite për titullin. Hamann foli me GOAL rreth situatës në të cilën gjendet Guardiola.

“Ata kanë ndryshuar në dy vitet e fundit, kanë sjellë mjaft lojtarë dhe ka disa lojtarë që kanë qenë atje për disa vite. Duhet t’i motivosh dhe të ndezësh një zjarr brenda tyre, ekipit, tifozëve. Pep është atje prej një kohë kaq të gjatë dhe nuk jam i sigurt nëse ende ka të njëjtën dëshirë.

“Thashë në verë se do të habitem nëse ai fiton një tjetër titull të madh. Nuk mendoj se do ta bëjë. Nuk mendoj se do të fitojë Premier League ose Champions League.

“Mendoj se kontrata e tij u zgjat vitin e kaluar vetëm për të qetësuar gjërat, për të mbajtur njerëzit të heshtur, ndoshta për t’u mbyllur gojën njerëzve që thanë, ‘Është koha që ai të largohet’. Nuk mendoj se do ta shkarkojnë, por do të habitesha nëse ai do të  ishte akoma te City pas dy vitesh”.

City përballet me Manchester United këtë fundjavë. Tre pikë janë të domosdoshme për Guardiola-n nëse dëshiron të qëndrojë në garën për titull dhe t’u provojë kritikëve si Hamann se e kanë gabim.

The post “Guardiola?”, ish-ylli i City-t: Do të befasohesha nëse fiton një titull tjetër appeared first on Telesport.