Pep Guardiola arriti trofeun e tij të 40-të si trajner, pasi Manchester City fitoi “Carabao Cup” ndaj Arsenalit, me rezultatin 2-0 në “Wembley”, falë dopietës së Nico O’Reilly. “Edhe unë nuk i jepja asnjë shans kësaj fitoreje. Nuk fituam ndaj Nottingham Forest në shtëpi dhe as ndaj West Ham jashtë, ndërsa humbëm 5-1 në total ndaj Real Madridit në Champions. Sidoqoftë, lojtarët treguan edhe një herë se, kur duhet, arrijnë rezultatet”.
Guardiola theksoi: “Sidomos pa top dhe me top, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm. Nuk e besoja sa mirë luajtëm. Është shumë e rëndësishme për klubin. James Trafford na shpëtoi në fillim, në këto kompeticione duhet kontributi i të gjithëve”.
Ai pranoi se skuadra ka qenë poshtë nivelit maksimal, por shtoi: “Carabao Cup nuk është Champions apo Premier League, por të mundësh Arsenalin e bën këtë trofe të veçantë. I pesti në 10 vite nuk është keq. Çdo trofe bëhet gjithnjë e më i vështirë”.
Në fund, Guardiola e cilësoi Arsenalin “skuadrën më të mirë në Europë”, duke shtuar se bashkë me Bayern Munich dhe Barcelonën janë më të mirët. Pra, la jashtë këtij “podiumi” Real Madridin.
The post Guardiola “injoron” Real Madridin, pas trofeut të 40-të si trajner, nuk e përfshin mes tre më të mirëve në Europë appeared first on Telesport.









