Bernardo Silva dhe Manchester City kanë vendosur të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Portugezi, tashmë 31 vjeç, ka vendosur të largohet si lojtar i lirë, pasi në qershor të vitit 2026, bën plot 9 sezone si lojtar i City.
Edhe pse një titullar dhe lojtar shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolën, palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës, e cila mbaron në fund të këtij sezoni. Ndaj, Bernardo Silva do të largohet si lojtar i lirë.
Për mesfushorin portugez ka interes të madh nga disa klube të njohura, por më shumë për momentin përflitet për një rikthim te Benfica. Pep Guardiola po punon për një rifreskim të ekipit, pas dështimit në sezonin e kaluar, ku nuk fituan asnjë trofe. Pasi u larguan Kevin De Bruyne dhe Ederson këtë verë, tani është radha e Bernardo Silvës.
The post Guardiola i tregon “derën” një tjetër titullari, do largohet falas në verë appeared first on Telesport.