Pas një sezoni të vështirë në krye të Manchester City, Pep Guardiola po përgatitet për të rinisur projektin e tij me një ambicie të re. Trajneri katalanas ka punuar me përkushtim gjatë javëve të fundit për ta forcuar skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri të Premier League, që fillon më 18 gusht me ndeshjen në fushën e Wolverhampton.
Ashtu siç ndodh shpesh, emri i Guardiolës është përmendur sërish në lidhje me dashurinë e tij të madhe, Barcelonën, por edhe këtë herë trajneri ka vendosur të mbyllë çdo spekulim dhe nostalgji për një rikthim të mundshëm.
“Barcelona? Ka përfunduar. Përgjithmonë. Ishte shumë bukur, por ka përfunduar”, – u shpreh ai me vendosmëri, duke mohuar kategorikisht rikthimin si trajner në Katalonjë.
Ky qëndrim i qartë tregon dëshirën e tij për ta vazhduar aventurën në Angli, duke mos u mbajtur pas të kaluarës së lavdishme me Barcelonën, ku fitoi gjithçka midis viteve 2008 dhe 2012. Me këtë deklaratë, Guardiola fokusohet vetëm tek e tashmja; te Manchester City i uritur për suksese, i gatshëm të rikthehet protagonist në të gjitha garat.
Në të ardhmen, rikthimi në shtëpi duket i pamundur, por mund të jetë një sfidë me kombëtaren, që pret trajnerin katalanas, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.
The post Guardiola i mbyll dyert rikthimit te Barcelona: Ishte bukur, por ka përfunduar përgjithmonë appeared first on Telesport.