Guardiola i magjepsur nga blerja e kësaj vere: Një nga talentet më të mëdha që kam parë

Nga të gjitha transferimet e bëra nga Manchester City këtë verë, Rayan Cherki me siguri arriti të fitojë miratimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar të trajnerit Pep Guardiola. I paguar 42.5 milionë euro nga Olympique Lyonnais, “citizens” i dhanë atij një fanellë shumë të rëndë, numrin 10 të një simboli të gjallë të klubit, Aguero.

Mesfushori-sulmues francez la menjëherë gjurmën e tij në Kupën e Botës për Klube me një gol dhe një asist në katër ndeshje, por pas tre ndeshjeve të Premier League, ai u detyrua të tërhiqej. Një këputje e muskulit kuadriceps i ndërlikoi planet fillestare të City, duke e lënë Cherkin jashtë fushave për dy muaj.

Por kundër Everton, ai rifitoi minuta, gjë që i jep shpresë për më shumë për ndeshjen e sotme kundër Villarreal. Ndërkohë, trajneri i tij shprehu kënaqësinë që e kishte në dispozicion: “Rayan është një nga lojtarët më të talentuar që kam parë ndonjëherë në karrierën time”.

“Ai është në kulmin e lojës së tij. Çështja është të kuptojmë se si integrohet dhe si e lexon lojën. Ai e nisi mirë në Kupën e Botës për Klube, por më pas pati disa javë pushim. Por nuk duhet gjithmonë të bësh gjëra të jashtëzakonshme, thjesht të luash futboll“, shpjegoi Guardiola në një konferencë për shtyp.

Shumicën e kohës, kur topi i vjen, situata përmirësohet. Ai është një lojtar që nuk ndjen presion, është si një lojtar rruge. Ai e dëshiron topin kur nuk e ka. Ai ka nevojë për pak kohë, sepse në futboll mëson të luash me shokët e ekipit. Këta lloj lojtarësh janë inteligjentë. Ata shohin gjithçka“, tha Guardiola.

The post Guardiola i magjepsur nga blerja e kësaj vere: Një nga talentet më të mëdha që kam parë appeared first on Telesport.