Me shumë pak minuta të aktivizuara në sezonin e kaluar, Jack Grealish është i pakënaqur me situatën e tij te Manchester city dhe me shumë mundësi anglezi do të ndryshojë ekip këtë verë. Pep Guardiola nuk e preferon më, ndaj 29-vjeçari anglez duhet të gjejë ekip të ri, ku të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist, nëse do që grumbullohet me Anglinë në Kupën e Botës 2026.
Në garë për mesfushorin sulmues janë disa ekipe si Aston Villa, Napoli, klubet arabe po ashtu, por së fundmi ka një interes konkret dhe serioz nga Milan. Kuqezinjtë e vlerësojnë shumë Grealish dhe besojnë se anglezi mund të jetë përforcimi i tyre ideal për merkaton e kësaj vere.
Problem është shifra 45 milionë euro që kërkon Man. City për të lënë të lirë anglezin, por nuk përjashtohet as pista e huazimit për një sezon. Shumë shpejt pritet të ketë një propozim zyrtar të Milanit në drejtim të Man. City për yllin anglez.
The post Guardiola i ka bërë dalje, Milan në garë për transferimin e yllit të Man. City appeared first on Telesport.