Pep Guardiola analizoi fitoren e Manchester City ndaj Real Madridit duke vlerësuar shumë nivelin e kundërshtarit dhe vështirësinë e “Bernabéu”. “Deri te goli nuk e kontrollonim ndeshjen, nuk ishim agresivë. Rodrygo na dëmtoi shumë, por goli na zgjoi”, – tha ai, duke theksuar se për shumë lojtarë ishte përvoja e parë në këtë stadium. Guardiola u shpreh mirënjohës: “Kam përjetuar shumë beteja këtu. Shpesh kemi luajtur më mirë dhe nuk kemi fituar. Në fillim madrilenët ishin shumë më të mirë”.
Ai kujtoi aftësinë e Real Madridit për t’i kthyer ndeshjet: “Në tre sekonda topi përfundon në zonën tënde. Këtu lindin përmbysjet”. Pep rrëfeu se City duhet të përmirësohet për t’i synuar gjysmëfinalet: “Në janar, shkurt e mars duhet nivel më i lartë, kaq nuk mjafton”.
Ai vlerësoi lojtarët e rinj dhe ritmin e City këtë sezon: “Kemi 13 pikë, jemi më mirë se vjet. Kemi dëshirë dhe mund të rritemi”. Për paraqitjen e Realit tha: “Kishte shumë mungesa. Ishte më mirë se ne derisa gjetëm golin”. Për penalltinë u shpreh: “Ishte shumë e qartë, VAR e konfirmoi”.
The post Guardiola: Herë të tjera kemi luajtur më mirë dhe nuk kemi fituar këtu appeared first on Telesport.










