Guardiola: Harrojeni se mund të blejmë 4-5 lojtarë në janar, ky sezon është ndryshe nga vjet

Në prag të ndeshjes që Manchester City do të luajë sot në Premier League ndaj Brighton, trajneri Pep Guardiola ka folur për situatën.

Situata në Premier League këtë sezon nuk është e njëjtë me vitin e kaluar ose dy vjet më parë. Mendoj se do të jetë një garë e hapur deri në fund”, tha spanjolli.

Duke folur për merkaton, ai tha: “Do ta shohim, ndoshta diçka do të vijë nga tregu i transferimeve”.

Guardiola pret përforcime pas dëmtimeve që ka patur kohët e fundit. “Gjithçka është shumë ndryshe nga janari i kaluar. Harrojeni se mund të blejmë 4 ose 5 lojtarë“, tha Guardiola.

The post Guardiola: Harrojeni se mund të blejmë 4-5 lojtarë në janar, ky sezon është ndryshe nga vjet appeared first on Telesport.