Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e ka gjetur zgjidhjen te Barcelona. Trajneri i “Qytetarëve” pëlqen shumë Jules Kounde, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të Kyle Walker në krahun e djathtë.
Klubi anglez po përgatit një ofertë prej rreth 80 milionë eurosh për të bindur Barcelonën të ndahet me një nga mbrojtësit e saj më të rëndësishëm. Në tre sezone me Barcelonën, francezi ka bërë gati 150 paraqitje, duke kombinuar qëndrueshmërinë e tij mbrojtëse me kontributet ofensive.
Pavarësisht rëndësisë që ka Koundes në ekip, te Barcelona janë të hapur për largimin e tij dhe kanë gjetur pasuesin perfekt për krahun e dajthtë, që është Denzel Dumfries, për të cilin Inter kërkon 40 milionë euro. Në rast se Barcelona siguron transferimin e Dumfries, për të cilin ka kohë që përflitet, atëherë largimi i Koundes drejt Man. City është mëse i sigurt.
The post Guardiola gjen te Barcelona lojtarin që i mungon, 80 milionë euro për mbojtësin e katalanasve appeared first on Telesport.