Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pas kualifikimit direkt në 1/8 finale të Champions League, foli në konferencë për shtyp duke përmendur edhe Benfica e José Mourinhos, e cila falë golit në sekondat e fundit nga portieri Trubin e nxori Real Madridin nga tetë vendet e para, në favor të “qytetarëve”:
“I pamë minutat e fundit të ndeshjes, ishim të gjithë aty, por nuk e dinim që Benficës i duhej një gol për t’u kualifikuar. Prandaj, kur pamë José të dërgonte përpara portierin, u habitëm pse po e bënte, sepse Reali mund të barazonte dhe ne do të dilnim nga tetë të parët. Megjithatë, ishte një strategji e mirë e Jose për të shënuar atë golin e katërt”.
Guardiola komentoi edhe formatin e ri të Champions League: “Nuk më pëlqen që ka më shumë ndeshje, por më pëlqen ideja e ‘kampionatit’. Më duket pozitive që çdo ndeshje është si një finale, në shtëpi apo jashtë. Shikoni sa skuadra të jashtëzakonshme janë jashtë 24-shes së parë dhe sa nuk janë në tetëshen e pare. Kjo tregon sa i vështirë është kompeticioni”.
Për 1/8 finale, ai shtoi: “Jam shumë i kënaqur, sepse kemi javë më të gjata me më pak ndeshje dhe na duhet kjo. Tani e rëndësishme është të mbërrijmë në 1/8 në kushtet më të mira të mundshme”.
The post Guardiola falënderon Mourinhon për “asistin”: Dërgimi i portierit në zonë ishte strategji e mirë… appeared first on Telesport.










