Guardiola: Edhe nëse fitojmë Botërorin për klube ky sezon mbetet një dështim për City

Në prag të ndeshjes së tretë të Kupës së Botës për klube kundër Juventus, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli për ndikimin që mund të ketë fitorja e kompeticionit në gjykimin për sezonin aktual.

E kam thënë shumë herë që sezoni ynë nuk ka qenë i mirë. Fitimi i Kupës së Botës për klube nuk do ta ndryshojë këtë mendim për mua”, u shpreh Guardiola.

Objektivi im aktual nuk është të fitoj Botërorin por të zgjas qëndrimin tonë këtu në Amerikë. Tani që jemi këtu, dua të bëj më të mirën”, shtoi trajneri spanjoll.

Në fund, Guardiola komentoi: “Dua ta shijoj këtë moment, sepse në këtë turne arrini vetëm një herë në katër vjet. Dhe unë dua të shkoj sa më larg që të mundem”.

The post Guardiola: Edhe nëse fitojmë Botërorin për klube ky sezon mbetet një dështim për City appeared first on Telesport.