Tottenham është i gatshëm të paguajë 70 milionë euro për sulmuesin e krahut të Manchester City, Savinho. Ndjekja e zjarrtë e Spurs për brazilianin 21-vjeçar të Pep Guardiola është përfolur për javë të tëra.
Tani që merkato është drejt fundit dhe lojtari nuk është pjesë e planeve të “citizens”, transferimi mund të mbyllet pa shumë probleme. Edhe lojtari është i interesuar të kalojë te skuadra e Thomas Frank, por gjithçka varet nga Manchester City.
Savinho nuk u grumbullua nga Guardiola në humbjen 0-2 në shtëpi ndaj Spurs për shkak të një dëmtimi. Ai shënoi tre gola dhe dha 11 asiste në sezonin e tij të parë te City, por e sheh Tottenham si një mundësi për të filluar dhe për të arritur qëllimin e tij për një thirrje në ekipin kombëtar.
Guardiola ka qenë gjithmonë i pari që ka pranuar se duhet të shkurtojë skuadrën e tij dhe pas një afati kalimtar veror të ngjeshur dhe të qëndrueshëm, nevoja për ta shitur është e qartë.
The post Guardiola e konsideron “të tepërt”, skuadra e Tottenham gati të paguajë 70 milionë euro për brazilianin appeared first on Telesport.










