Manchester City mundi 3-1 Newcastle në gjysmëfinalen e kthimit të Carabao Cup, duke siguruar kualifikimin në finalen e këtij turneu, ku do të përballet me Arsenal (eliminoi Chelsea) më 22 maj në Wembley.
Trajneri Pep Guardiola vlerësoi ekipin e tij të Manchester City pas fitores dhe uron që skuadra të jetë e plotë deri në fund të sezonit.
“Shpresojmë që të gjithë të mund të shkojmë në mars shëndoshë e mirë për të garuar kundër një ekipi të jashtëzakonshëm dhe të klasit të parë. Do të ndodhin shumë gjëra. Shpresojmë që të arrijmë në formë të mirë, mirë dhe gati. Mezi pres“, tha Guardiola.
Për ndeshjen kundër Newcastle, ai shtoi: “Ne morëm një rezultat të mirë në të dyja ndeshjet, kështu që e filluam ndeshjen me një avantazh. Ne filluam me ritmin e duhur, vrullin e duhur, gjithçka shkoi shumë, shumë mirë.”
The post Guardiola: Do të ndodhin shumë gjëra, uroj që skuadra të jetë e plotë në fund të sezonit appeared first on Telesport.









