Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli për “Sky Sport” pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit dhe eliminimit me rezultatin e përgjithshëm 5-1: “Nisur nga ndeshja e parë, që kishte qenë e vështirë, do të ishte e komplikuar edhe 11 kundër 11, por do të kishim dashur t’i sfidonim kështu… Aksionin e pamë, shkoi si shkoi (kartoni i kuq i Bernardo Silva)”.
Edhe me 10 lojtarë provoi gjithsesi: “Kemi një grup lojtarësh dhe një skuadër të jashtëzakonshme, i dua shumë, më vjen keq për ata që nuk luajnë, bënë gjithçka të mundur. Humbëm raste të pabesueshme për të pasur një shans për të marrë pak vrull, por u përballëm me një nga skuadrat më të forta. Sporti është sfidë, qoftë fitore apo humbje, përfundoi 5-1 dhe duhet ta përgëzojmë Real Madridin. Do të kishim dashur ta sfidonim 11 kundër 11”.
Pse e zëvendësoi Haaland: “Nuk mund ta përmbysnim më dhe e lashë të pushonte për ndeshjet e ardhshme”. Skuadra ka nevojë për kohë: “Nuk jemi larg të qenit shumë të mirë, do të kthehemi sezonin tjetër, do të kthehemi më të fortë”.
The post Guardiola: Do të kishim dashur ta sfidonim 11 kundër 11, e përgëzoj Real Madridin appeared first on Telesport.










