Guardiola: Do të doja të isha 9 pikë para Arsenal dhe jo pas, fitorja në FA Cup mund të ndikojë në Premier

Personalisht kisha shumë nevojë për një pushim të tillë, pasi isha i rraskapitur. Dhe tani që jemi rikthyer në stërvitje do të shohim hap pas hapi se çfarë do të ndodhë”.

Është ky mesazhi që jep trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, me skuadrën që rikthehet në fushë këtë fundjavë me ndeshjen çerekfinale të FA Cup ndaj Liverpool, pasi Premier League është pushim.

Duke iu referuar pikërisht kampionatit, trajneri spanjoll sqaron situatën pas triumfit ndaj Arsenal në finalen e FA Cup, me “topçinjtë” janë 9 pikë të shkëputur në renditje: “Do të doja shumë të isha nëntë pikë përpara, për të qenë i sinqertë”.

“Mendoj se gjithçka është në duart e tyre. Humbja e pikëve kundër West Ham na ndëshkoi shumë. Por, do të përpiqemi“, tha më tej Pep Guardiola.

Ende nuk jemi ekipi që është Arsenal ose ai që ishim në të kaluarën. Gjetëm një mënyrë për të fituar tituj. Nuk dyshoj tani pasi fituam Carabao Cup”, shtoi Guardiola.

The post Guardiola: Do të doja të isha 9 pikë para Arsenal dhe jo pas, fitorja në FA Cup mund të ndikojë në Premier appeared first on Telesport.