Situata mes Marc-Andre ter Stegen dhe drejtuesve të Barcelonës është tensionuar shumë ditët e fundit. Klubi dhe vetë trajneri Hansi Flick, i kanë bërë të ditur portierit gjerman, që jo vetëm nuk do të jetë portieri titullar, por as portier i dytë, ndaj duhet të largohet.
Në anën tjetër, portieri 33-vjeçar nuk pranon të largohet nga Barcelona dhe kërkon të respektojë kontratën deri në fund, duke ditur rrogën e majme që merr aktualisht. Megjithatë, për të zbutur situatën mes palëve po mendon Pep Guardiola.
Trajneri i Man. City ka shprehur interes të qartë për të transferuar Ter Stegen, duke qenë i bindur se përvoja dhe aftësia e portierit gjerman me këmbë do të përshtateshin në mënyrë të përkryer në sistemin e tij.
Kështu që me shumë mundësi, e ardhmja e Ter Stegen do jetë në Premier League te Man. City. Mes palëve kanë mbetur disa detaje të fundit për t’u diskutuar, para se të finalizohet marrëveshja.
The post Guardiola do i bëjë një nder të madh Barcelonës, kërkon lojtarin e “padëshiruar” te katalanasit appeared first on Telesport.