Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Arsenalit, Guardiola nuk kurseu ironinë dhe sinqeritetin. Ai komentoi shpenzimet e mëdha të Manchester City dhe të klubeve të tjera të Premier League, duke sfiduar idenë se sukseset vijnë vetëm nga investimet e klubeve:
“Do të doja t’i thoja mikut tim Arteta se, nëse e fiton titullin, do të jetë vetëm për shkak të parave të shpenzuara, jo sepse punon shumë apo lojtarët e tij janë të mirë, si Liverpool-i. Nëse Slot fiton përsëri, do të ndodhë sepse ka shpenzuar shumë, apo jo? Pra, nuk është vetëm Manchester City që ka sheoznuar shumë, apo jo?”
Guardiola përdori provokimin për të mbrojtur ekipin e tij, duke theksuar se City ka fituar gjithçka jo vetëm për shkak të investimeve, por edhe të cilësive të lojtarëve e stafit: “Çdo klub ka bërë atë që ka dashur. Ambiciozët kanë qenë të zgjuar duke shpenzuar për të konkurruar me më të mirët në Premier League dhe Europë”.
"Only I want to say to my friend Mikel Arteta, if he wins the title it will be just because he's spent a lot of money!" 😉💰 pic.twitter.com/pIARq2OP0d
— Hayters TV (@HaytersTV) September 19, 2025
The post Guardiola bën ironikun: Nëse Arsenali fiton diçka, do të jetë vetëm prej parave të shpenzuara, apo jo?! appeared first on Telesport.