Guardiola bëhet “mister 1000”: E vështirë të arrija deri këtu. Nëse do ta filloja nga e para, nuk do t’ia dilja

Kanë kaluar shumë vite që kur Pep Guardiola debutoi si trajner më 2 shtator 2007, 0-0 ndaj Premià me Barcelonën B. “Topi kërcente si lepur”, – kujton ai me humor. Ai po përgatitet për një tjetër përballje të madhe, nesër kundër Liverpool-it, në ndeshjen e tij të 1000-të si trajner. “Barcelona ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën time. Aty e fillova si pritës topash, pastaj lojtar dhe trajner.

Në këtë moment të veçantë, nuk do të doja rival tjetër përveç Liverpool-it e Klopp-it, armikut tim më të madh sportiv”, – tha Guardiola, që po hyn në dekadën e tij të dytë te Manchester City. Me 40 trofe, 715 fitore dhe mbi 2.500 gola, Guardiola thekson: “Sekreti janë lojtarët që kam pasur te Barça, Bayerni dhe City. Vetëm puna, pasioni dhe dashuria për futbollin të shpërblen”. Ai ka krijuar një “shkollë” trajnerësh: Arteta, Maresca, Xabi Alonso, Kompany, Mascherano, Fàbregas…

Pas fitores së Champions-it historik dhe 4 Premier League radhazi, City kaloi një tranzicion të vështirë, duke larguar De Bruyne, Ederson, Walker dhe bashkëpunëtorët e tij, Lillo e Planchart. Guardiola e rigjeneroi ekipin: “Kemi ndryshuar shumë, por kemi mbetur konkurrues. Kemi rikthyer Pep-in e vërtetë”. City është i dyti në Premier League dhe në çerekfinale të Champions-it. “Është e vështirë të arrish deri këtu. Nëse do të nisesha nga e para, nuk do ta arrija. 1000 ndeshje janë shumë, – tha Pep me buzëqeshje. – E di si kam ende shumë përpara”.

El análisis de los 1.000 partidos de Guardiola.

The post Guardiola bëhet “mister 1000”: E vështirë të arrija deri këtu. Nëse do ta filloja nga e para, nuk do t’ia dilja appeared first on Telesport.