Guardiola: Barça më dha gjithçka si lojtar dhe trajner, ja dy momentet më kulmore atje

Pep Guardiola e konsideron ndeshjen miqësore të së martës mes Katalonisë dhe Palestinës si një akt të rëndësishëm simbolik: “Simbologjia ndihmon për të vënë njerëzit në alarm, por duhet të ketë lëvizje edhe pas saj”.

Sa i përket Barcelonës, ai theksoi se nuk ka asnjë refuzim ndaj klubit katalanas: “Jeta është me etapa. Tani ka trajnerë të rinj, me të njëjtën dëshirë për sukses që kisha unë atëherë”. Edhe pse nuk la derë të hapur për një rikthim në “Camp Nou”, pranoi se Barça “i ka dhënë gjithçka si lojtar dhe si trajner”.

Guardiola arriti 1.000 ndeshje si trajner pikërisht në duelin kundër Liverpool-it dhe u ndal të kujtonte momentet më të mira në Barcelonë: “Nuk e di cilin të zgjedh… Nga periudha te Barça, në titullin e parë më kujtohet fitorja 6-2 në Madrid. Po ashtu edhe finalja e dytë e Champions-it”.

 

The post Guardiola: Barça më dha gjithçka si lojtar dhe trajner, ja dy momentet më kulmore atje appeared first on Telesport.