Portugalia është grumbulluar për herë të parë pas vdekjes tragjike të Diogo Jota. 28-vjeçari, pjesë e Liverpool-it dhe kombëtares luzitane, humbi jetën tragjikisht me të vëllain në një aksident automobilistik në korrik. Portugalia do të luajë ndaj Armenisë dhe Hungarisë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke mbajtur gjallë kujtimin e tij.
Ruben Neves, shok dhe mik i ngushtë i të ndjerit, ka bërë një tatuazh ku shfaqet duke u përqafuar me Jota dhe do të mbajë fanellën nr. 21 të tij në kombëtare, duke e përjetësuar në këtë mënyrë. Në qendrën stërvitore të Lisbonës u zhvillua një ceremoni speciale ku bashkëshortja e Jota, Rute Cardoso, e martuar vetëm 11 ditë para tragjedisë, zbuloi fanellën e bronzit me emrin e tij.
Të pranishëm ishin Cristiano Ronaldo, familja, shokët e kombëtares, Jorge Mendes, presidenti dhe kryeministri i Portugalisë. Neves mbajti një fjalim prekës: “Më shumë se miq, ne jemi familje. Diogo do të jetë gjithmonë me ne, në fushë e jashtë saj”.
The post Grumbullimi i parë pas tragjedisë, Ronaldo dhe Portugalia “përjetësojnë” Diogo Jota appeared first on Telesport.