Gruda: Tirana sot ishte zëri i bashkuar i shqiptarëve për të mbrojtur luftën çlirimtare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar pas protestës madhështore të mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gruda e ka përshkruar protestën si një ditë të bashkimit kombëtar, ku shqiptarët nga të gjitha trojet u ngritën në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe të historisë së tyre.

“Tirana sot, zëri i bashkuar i shqiptarëve! Nga çdo cep i trojeve shqiptare, qytetarët u mblodhën për të thënë mjaft, për të mbrojtur luftën çlirimtare, për të kërkuar të vërtetën dhe për të mos lejuar që historia jonë të shtrembërohet,” ka shkruar Gruda.