Gruda përplaset me Muratin: As punën si ekonomist s’e ke bo mirë

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është përplasur me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati gjatë seancës për buxhetin.

Ishte Murati ai që i tha Grudës se është e pavërtetë ajo deklaroi ky i fundit se “nuk mund të mbahet seancë pa u votuar qeveria”.

“Po ia rikujtoi atij që kjo nuk qëndron dhe askush nuk është e shkruar”, tha ministri, njofton Klankosova.tv.

Pas kësaj, Gruda doli sërish në foltore dhe tha se “fakti që VV-ja ka zgjedhur që çështjet juridike t’i mbrojë përmes Muratit, tregon sa seriozisht e keni marrë kushtetutën dhe ligjin”.

“Madje nuk mendoj që as punën si ekonomist nuk e keni bë mirë. Mund të qeshni sa të doni, njerëzit janë duke e parë”, tha më tej deputeti i PDK-së.