Gruda i vetëm përballë VV-së: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka shpjeguar pse partia e tij nuk ka marrë pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.

Së pari, ai tha se ka pikëpyetje nëse kryetari Dimal Basha e di nëse kjo seancë ka kuorum për t’u mbajtur.

“Kjo seancë do të mbahet mend për seancë të paligjshme dhe të pakushtueshme. Asnjë Kuvend nuk mund të mbajë seancë pa pasur Qeverinë”, u shpreh Gruda.

Megjithatë gjatë fjalimit të tij, Gruda u përballë me përplasje dhe pengesë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.