Sot në një qendër tregtare në Mitrovicë ka ndodhur një incident, ku një punonjëse e qendrës është sulmuar me thikë nga një grua e dyshuar.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një punëtore e qendrës tregtare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi një grua e dyshuar e ka sulmuar me një mjek të mprehtë. E dyshuara është arrestuar, ndërkaq rasti është cilësuar si lëndim trupor dhe po vazhdon me procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti
Ende nuk dihet monivet e këtij rasti, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet nga policia.