Gruaja nga Prishtina raporton se i janë vjedhur para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur të shtunën në rrugën “Andrea Bogdani” në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Atje, një grua ka raportuar se në shtëpinë e saj, persona të panjohur i kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme.

Sipas raportit policor, viktimës po ashtu i është vjedhur edhe një pistoletë të cilën sipas saj e kishte me leje.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se në shtëpinë e saj, persona të panjohur kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme, si dhe një pistoletë për të cilën ajo kishte leje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/

 

 

The post Gruaja nga Prishtina raporton se i janë vjedhur para dhe stoli ari appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.