Gruaja nga Podujeva dërgohet në trajtim psikiatrik, tentoi t’i ngulfas katër fëmijet e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, mesnatën e së dieles në Podujevë.

Një grua ka tentuar t’i ngulfas katër fëmijet e saj.

Klankosova.tv mëson se e dyshuara është në gjendje të rëndë psikike.

Me këtë rast ka reaguar burri i saj, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, veçse Klankosova.tv mëson nga burimet e veta se ajo është dërguar në trajtim në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve” dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

“E njëjta ka lindur tash së fundmi edhe një fëmijë. Dhe asaj iu ka ndalur fëmija i porsalindur në Klinikën e Neonatologjisë, për shkak të ekzistimit të rrezikut nga gjendja e gruas”, i tha ky burim Klankosova.tv.