Zoe Cristofoli, partnerja e Theo Hernandez dhe nëna e dy fëmijëve të tij, foli sërish për largimin e vështirë të mbrojtësit francez nga Milani në podcastin “One more time” të Luca Casadei: “Ai do të kishte qëndruar përgjithmonë në Milano. Aty kishte gjetur dimensionin e tij, një familje. Do ta shiste shpirtin për të qëndruar, por ndonjëherë nuk varet nga ty. Nëse nuk ka kushtet dhe nuk të duan, çfarë duhet të bësh?
Nuk kishte të njëjtën dëshirë nga pala tjetër. Duhej të pranonte keqtrajtimin apo të mbetej në një situatë që nuk funksiononte? Ai do të kishte qëndruar. Për ne ishte një traumë. Pastaj vijnë edhe mundësi, duhet t’i shfrytëzosh, bën zgjedhje për familjen dhe fëmijët. Në fund ishte një zgjedhje e bukur, ai është i lumtur. Por në Milano ka qenë shtëpia e tij, do të jetë gjithmonë pjesë e tij”.
Për episodet jashtë fushe: “Ishte e rëndë. Me ‘scoop’ e thashetheme, nuk e di kurrë sa janë të romantizuara apo të zmadhuara. Njerëzit njohin një version, jo atë të atyre që ishin aty. Kur ke shumë para, rrethohesh nga situata që të vënë në vështirësi.
Në fund ishim superiorë ndaj asaj që ndodhi. Dolën shumë gjëra që e përmbysën situatën. Nuk ka nevojë të thuash asgjë, gjërat dalin vetë. Historia përfundoi krejt ndryshe; njerëzit mund të besojnë çfarë të duan”.
The post Gruaja flet për largimin e Theo Hernandez nga Milani: Do ta “shiste shpirtin” për të qëndruar, por… appeared first on Telesport.










