Gruaja e Vedat Muriqit tregon sekretin për sulmuesin: E ushqeja me mish të papjekur!

Vedat Muriqi po kalon momentin e artë të karrierës, ndërsa e ka kapur shansin e ofruar te Fenerbaçe në mënyrën më të mirë. Dy ndeshje dhe po aq gola, në Turqi ky sulmues është kthyër ne idhullin e tifozëve.

Pothuajse në të gjitha mënyrat Muriqi mund ta dërgojë topin në rrjetë, duke qënë një futbollist i kompletuar. Për të treguar paksa sekretin e tij, ka menduar gruaja e Vedat Muriqit që pas golit që u realizua ndaj Bashakshehirit, ka shkruar në “Instagram”: “E ushqeja me mish të papjekur”.

Menjëherë gazetarët e kanë pyetur sulmuesin dardanas në lidhje me këtë postim, teksa kanë marrë përgjigjen: “Ende nuk e kam parë mesazhin e shpërndarë nga gruaja ime, por më pëlqen ta konsumoj mishin të pagatuar mirë”./Shqiperia.ch/